Ikjet e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre vazhdojnë.
Për shkak të ngjarjeve të fundit në Maqedoni shqiptarët që jetojnë atje kanë nisur të lëshojnë shtëpitë dhe t’ia mësyjnë Kosovës.
Banorët kanë treguar se për shkak të shkatërrimit të shtëpive dhe kontrolleve të policisë maqedonase kanë vendosur të lëshojnë shtëpitë e tyre.
Banorët që janë nisur në drejtim të Kosovës kanë treguar se fëmijët kanë ndërprerë shkollë dhe janë nisur në drejtim të të shtëpive të të afërmeve në Kosovë.