LajmeMagazina

Tragjedi në Maqedoni, treni merr përpara një grup emigrantësh, 14 të vdekur

Një tren i linjës Veles-Shkup ka aksidentuar 14 emigrantë, të cilët po ecnin përgjatë hekurudhës. Sipas asaj që raporton MIA, numri i viktimave është 14 dhe aksidenti ka ndodhur midis stacioneve “Pçinja” dhe “Rajko Zhinzifov”.
Në momentin që ka mbërritur treni në shinat e tij ishin duke pushuar rreth 50 emigrantë nga Siria dhe vende të tjera arabe, por për shkak të hapësirës së pamjaftueshme rreth binarëve nuk kanë mundur të shpëtojnë të gjithë, përcjell Portali Albeu. 
Priten në vazhdim informacione edhe për gjendjen e emigrantëve të tjerë. 
Vlen theksuar se një aksident i ngjashëm, më 5 prill kishte ndodhur edhe në Bujanoc, ku si pasojë kishin humbur jetën dy emigrantë./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button