LajmeMagazina

Trupi i Agronit sillet në vendlindje, varrimi nesër në Letovicë

Agron (Naip) Ismaili nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit, të mërkurën, më 29 prill, do të varroset në varrezat e fshatit.
23 vjeçari ndërroi jetë papritur në Zvicër, ku edhe po qëndronte mysafirë. Trupi i i pajetë i të ndjerit është duke u përgatitur për t’u sjellë në vendlindje. Ai do të prehet në paqe në varrezat e fshatit Letovicë.
Siç i kanë thënë familjarët portalit informativ Titulli, varrimi i Agron Ismailit do të bëhet pas namazit të iqindisë të ditës së mërkurë.
Rasti i të riut ka prekur jo vetëm Letovicën, por edhe vendbanimet përreth. Në mesin e familjarëve, miqve e shokëve Agroni njihej si djalosh me tipare shembullore, i qetë dhe bujar. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button