LajmeMagazina

Zbulohen katër kilogram heroinë në kufirin e Preshevës

Në pikën kufitare në Preshevë është ndaluar tentim kontrabandimi i më shumë se katër kilogramëve heroinë, ka njoftuar Administrata Doganore.
Në aksionin e përbashkët të doganierëve dhe policisë i cili është kryer në atë pikë hyrëse, është zbuluar shtetasi maqedon (38), i cili duke udhëtuar nga ai vend tentoi të kontrabandoj drogë.
Siç thuhet, heroina ka qenë e paketuar në mënyrë standarde për atë lloj të drogës, në paketa të mbështjellura me ngjitës, ndërsa nën me foli të tejdukshme.
Udhëtari drogën e ka paketuar në tetë pakete, të cilat i ka fshehur në ulësen e fundit të automobilit me të cilin ka udhëtuar.
Udhëtari dhe droga e zbuluar është dorëzuar në organeve kompetente të policisë, ka njoftuar Administrata Doganore.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button