
265 kilometra në orë “ia ka shkelur” një kosovar 29 vjeçar me makinën e tij në autostradën A2 në Uffikon të Lucernit,, Zvicër. Dhe, nuk është kënaqur me kaq: videon që tregon shpejtësinë e realizuar e ka postuar në internet.
Këtë e ka bërë në fillim të verës së vitit 2013, por policia e ka pikasur videon nga fundi i vitit 2014 me rastin e hetimeve lidhur me një procedurë tjetër njofton Prokuroria e Lucernit, shkruan blick.ch, transmeton albinfo.ch.
Kosovari me banim në Zug ka pranuar veprën dhe si dënim është detruar të dorëzojë patentshoferin.