LajmeMagazina

30 nxënës shqiptarë nga Lugina vizituan Vlorën

Nën organizimin e Këshillit Nacional Shqiptar dhe me ndihmën e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd si dhe Ministrin e Arsimit nga Republika e Shqipërisë të hënën kanë udhëtuar 15 nxënës më të mirë nga shkollat fillore dhe të mesme nga Bujanoci si dhe 15 nga Presheva për të qëndruar dy ditë punë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Kjo vizitë e shoqëruar nga pedagog e drejtor shkollash si dhe vetë kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliu me bashkëpunëtorët e tij nga ky institucion kishte karakter studimi në katër shkolla fillore të qytetit të Vlorës dhe dy shkolla të mesme, ku nxënësit tanë kanë prezantuar nga katër orë mësimi kryesisht në gjuhën shqipe. Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliu në prononcim, ka faleminderuar ambasadën shqiptare, ministrin e arsimit të Shqipërisë dhe drejtoreshën nga sektori i arsimit në Vlorë që ia bënë të mundur këtë vizitë të dobishme. 
Njëri nga drejtorët në këtë vizitë ishte edhe drejtori i shkollës fillore “Sami Frashri” nga Lluçan, Fehmi Isufi i cili duke shprehur mbresat nga kjo vizitë studimore tha se, është e rëndësishme dhe vlefshme që disa metoda që i kemi marrë atje të i praktikojmë dhe këtu në shkollat tona. Edhe nxënësit si Emire Shabani nga klasa e 6 e shkollës fillore “Sami Frashri” dhe Driton Bajrami nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” që patën mundësin të i vizitojnë shkollat atje thanë se, ka shumë dallime me kushtet dhe mësimet nga shkollat tona. Për nderë të kësaj vizitë me nxënësit e Luginës së Preshevës shkollat atje kanë organizuar gara në futboll dhe një koncert me valle që kanë performuar para nxënësve tanë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button