Në seancën e kuvendit komunal të mbajtur më 15 maj 2015 ish presidentin e R. Shqipërisë Alfred Moisiu dhe humanistja Kimet Kara janë shpallur qytetarë nderi të komunës së Preshevës. Në këtë seanca nuk kanë kaluar as këshillat e shkollës fillore “Migjeni” Caravajkë dhe sh.f prof “Ibrahim Kelmendi” pasi u tha se janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme.
Kuvendi komunal sot ka zhvilluar seancën e VI-të me radhë. Për dallim nga seancat e zakonshme këtë herë si pikë të parë të rendi të ditës ishte zgjedhja e qytetarit nderi ish presidentin e R. Shqipërisë Alfred Moisiu .Në kuvend kjo pikë, kur jemi tek debatet e diskutimet u trajtuan si një pikë e rëndomtë. Për të ardhur deri tek votimi u desh të kalojnë më shumë se një orë , pasi opozita kontestonte procedurat dhe anashkalim në konsultime e që debati eskaloi , duke bërë që kuvendarët edhe në figurat jashtë Luginës të mos gjejnë gjuhën e përbashkët. Dhe kjo u vërtetuar edhe gjatë votimit pasi 20 vota ishin për dhe 6 abstenime nga disa këshilltarë opozitarë. Ndërsa si qytetare nderi pa debate u nderua edhe humanistja Kimet Kara , ku 27 vota ishin .
Seanca ka vazhduar me pikat e radhës ku debatet nisën edhe më shumë të ashpërsohen. Shumica ka konsideruar se emërimet e këshillave të shkollës fillore Migjeni Caravajkë dhe sh.f prof Ibrahim Kelmendi janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme.
Seanca e sotme ka rezultuar me shumë debate e kritika , por që njolla e zezë ishte tek shpallja e qytetarë nderi të ish presidentit Alfred Moisiu ku disa këshilltarë nga opozita abstenua. Çfarë do të presim nga Shqipëria kur na mungon uniteti edhe në këtë pikë mbetet të shihet. /Lugina Press/