LajmeMagazina

Bilaçi befason, dy ish anëtarët i rikthehen PVD-së, lëshojnë PD-në!

Zgjedhjet e brendshme të Partisë për Veprim Demokratik në Komunë të Bujanocit shpalosin befasitë e para.
Sipas njoftimit të PVD-së, Avni Zairi dhe Bejtush Agushi nga fshati i dytë shqiptar më i madh i komunës së Bujanocit, kanë lënë Partinë Demokratike të Nagip Arifit dhe janë rikthyer në subjektin politik që dikur i takonin.
Zairi dhe Agushi po krijojnë nëndegë kryesisht nga njerëz që janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale në Bujanoc.
“Ata kanë qenë edhe ndër themeltarët e Partisë Demokratike që po qeverisin Bujanocin, parimet dhe vlerat e PVD-së, megjithatë mbeten më të përafërta me vlerat e tyre individuale, të cilës Zairi dhe Agushi po i rikthehen”, thuhet në njoftimin e PVD-së.
Kujtojmë se Partia Demokratike ende pa mbushur katër vite, nga anëtarësia e saj ka humbur njerëz të profesioneve të ndryshme dhe të vlerësuar ndër qytetarët.
Arsyeja e ikjeve nga PD-ja e Arifit, sipas atyre që lëshuan këtë subjekt, është mos përmbushja e premtimeve dhe mosrealizimi i programit politik.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button