LajmeMagazina

Destani: Priten incidente në jug të Serbisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani, në një intervistë për “Today” ka thënë se ndonëse në Preshevë situata njëherë për njëherë është e qetë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë incidente në pjesën jugore të Serbisë.
Këto dyshime, Destani i bazon në faktin se në pjesën jugore të Serbisë, ashtu si në Kumanovë, bashkëjetojnë shqiptarë, serbë e romë dhe sipas tij, dikush që ka për qëllim prishjen e marrëdhënieve midis këtyre tri komuniteteve mund të shkaktojë trazira edhe në këtë pjesë. “Që prej 3 ditësh, ne në Preshevë kemi qenë nën stres për shkak të ngjarjeve në Kumanovë dhe frikës se incidente të tilla mund të ndodhin edhe këtu”, ka thënë Destani për Today. Destani ka dënuar heshtjen e liderëve kosovarë, atyre shqiptarë dhe të vetë Ali Ahmetit për çështjen e Kumanovës. Megjithatë, Destani ka thënë se Serbia, për ndryshim prej Maqedonisë, nuk e ka problem mbrojtjen e tërësisë territoriale.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button