Problem dhe rrezik nga qentë endacakë po kanë edhe qytetarët në Preshevë. Një vajzë e vogël është kafshuar, të martën, në qytetin serb të banuar me shqiptarë dhe aktualisht po trajtohet në spital të Vranjës, shkruan Gazeta Express.
Ngjarjen e ka treguar një banor shqiptar nga Presheva i cili thotë se vazhdimisht e ka ngritur zërin ndaj kësaj dukurie shqetësuese që po i rrezikon qytetarët atje, e sidomos fëmijët.
“Unë nuk po mundem me kuptu pse njerezit palidhje po folin kur po reagoj per ndonje problem.
Dje kur reagova pas trishtimit qe pash kur nje vajze per shkak te shpejtesise ne vrapim dhe fatit qe ishte ne anen e saj shpetoi nga sulmi i qenve endacak nuk ishte e momentit por per shkak se ndoshta ndokush nuk do te mund te i shpetonte.
Sot lajmi me i keq eshte qe sot nje vajzë nga Presheva me inicialet H.R. momentalisht po gjindet ne spitalin e Vrajës pasi qe eshte sulmuar dhe kafshuar nga po keta qen endacak.
TANI NDOKUSH DUHET TË MARRE PËRGJEGJSI !!
#Presheva #PaQenEndacak”, ka shkruar Abdulla Ahmedi në rrjetin social facebook, dhe ka shpërndarë disa fotografi të qeneve endacak duke bredhur rrugëve në Preshevë.