LajmeMagazina

Ekskluzive: Ali Ahmeti nuk ka ikur, zhvillimet në Kumanovë po i ndjek nga Tetova

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Express nga burime brenda partiake, lideri i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorët e tij është duke qëndruar në selinë e partisë në Tetovë prej ku edhe i ndjek nga afër zhvillimet që po ndodhin në qytetin e Kumanovës.
Ky lajm hedh poshtë zërat se lideri i BDI-së është larguar nga Maqedonia dhe po qëndron në ndonjë vend tjetër derisa ndërkombëtarët e lusin që të kthehet dhe të del në opinion.
Ndër të tjera, partia e tij pritet që të del edhe me disa vlerësime nga mbledhja që po mbahet në selinë në Tetovë se si do të veprojnë më tej.
Ajo që është më se e sigurt se Bashkimi Demokratik për Integrim për momentin nuk ka në plan që të lëshojë qeverinë por me siguri do të presin reagimin e faktorit ndërkombëtarë për zgjedhjen e krizës politike.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button