LajmeMagazina

Gruevski: Jemi më të fuqishëm se Zaev – nuk jap dorëheqje

Kryeministri maqedonas dhe kreu i partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, theksoi se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i tij në tubimin e sotëm të partisë së tij para Kuvendit.
“Nuk dorëhiqem”, ishte përgjigja e tij ndaj kërkesave të shumta nga protesta masive e djeshme nga kundërshtarët e tij.
“Ajo që po ndodh këtu është diktaturë e pakicës politike të mbështetur nga instrumentet e shërbimit të huaj. Maqedonia nuk është as e Gruevskit e as e Zoran Zaevit. Jemi sot këtu tri herë apo katër herë më të shumtë se ata të djeshmit, të vendosur deri në fund. Jo dorëheqje”, tha ai, raporton Koha.net.
Gruevski tha se lideri i opozitës është duke u përpjekur të marrë pushtetin nëpërmjet manipulimit, intrigës dhe mbështetjes nga shërbimet e jashtme të inteligjencës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button