LajmeMagazina

Me 31 maj (e diel), në Wintherur organizohet Akademia Përkujtimore për Dëshmorët e UÇPMB-së

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare se më 31 maj (e diel), në Wintherur do të organizohet Akademia Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të UÇPMB-së.
Kjo akademi është mbajtur dhe po mbahet tani e disa vjet vazhdimisht, e është e vetmja si e tillë në Diasporë. Prandaj, në emër të Këshillit Organizativ dhe në emër të 28 familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë akademi përkujtimore për nder të 28 dëshmorëve. Akademia fillon nën orën 13:30, kurse përgjegjës për programin sivjet është SHKA «Dardania», me qendrën e saj në Winterthur. Pritet që të kemi mysafirë edhe nga Atdheu, Presheva, Medvegja e Bujanoci. Prania Juaj do t’u nderojë dëshmorët e rënë për liri. Akademia do ta ketë një program të pasur kulturo-artistik, si dhe risi të tjera, me mysafirë të shumtë, familjarë të dëshmorëve dhe me praninë e veprimtarëve të njohur, si dhe mediat e shkruara dhe ato elektronike. Adresa: Hotelzentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406- Winterthur ZH, Zvicër. Për info: 079 617 15 62. Këshilli Organizativ, SHHLP dhe disa shoqata nga Lugina e Preshevës me veprimtari në Zvicër.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button