Luftimet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë janë duke vazhduar, por me intensitet më të ulët. “Zhurnal” mëson se aktualisht iu është vënë flaka edhe dy shtëpive në këtë lagje. Nuk lejohet që të intervenojnë as shërbimet zjarrëfikëse, ndërsa nuk dihet nëse nga shtëpitë e djegura ka pasur njerëz ose jo.