Republika e Kosovës sfidohet vazhdimisht nga shteti fqinj, Serbia.
Në një nga shkollat fillore të Fushë Kosovës, ku zhvillohet procesi mësimor për nxënësit e dy komuniteteve, atij shqiptar dhe serb, këta të fundit punojnë me plan program nga institucionet e Beogradit, raporton KTV.
Kjo shkollë është ndarë edhe fizikisht për të realizuar mësimin të dyja palët pa incidente të mundshme.
Në hyrje të shkollës shihen edhe njoftimet e vulosura me mbishkrimet serbe, ku shkruan Republika e Serbisë.
Ata që ballafaqohen çdo ditë me atmosferën në këtë shkollë tregojnë se nuk është aq e lehtë kjo “bashkëjetesë” disa-orëshe.
Për këtë gjendje KTV’ja ka provuar të marrë një qëndrim nga Ministria e Arsimit, por kjo ka qenë e pamundur gjatë ditës së hënë.