Me rastin e 16 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ibrahim Fejzullahu, në Gosponicë të Preshevës sot janë bërë homazhe nga përfaqësuesit e OVL-së , veteranë e invalid të luftës e familjarë.
Përfaqësuesit e OVL-së thanë se Ibrahim Fejzullahu ishte vizionar i luftës çlirimtare .Ndërkaq kryetari i OVL –së të UÇPMB-së Nazmi Hajredini ka shprehur keqardhjen për numrin e vogël të qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve për të përkujtuar dëshmorët e kombit.
Në anën tjetër edhe prindi i dëshmorit të Ibrahim Fejzullahut , shprehet i dëshpëruar nga prezenca e vogël e pjesëmarrësve në homazhet që po i bëhen dëshmorëve. Ai ka thënë se në këtë vend ka shumë të vrarë por se familjarët edhe ata kanë nisur ti harrojnë pasi në këtë fshat më 30 nëntorë të vitin 1944 nga ushtria pushtuese janë masakruar tërë banorët e fshatit , dhe në lapidar janë të shkruar gjithë emrat e martirëve dhe dëshmorëve të cilët deri në këtë kohë kanë sakrifikuar për këtë vend. Ndërkaq disa nga bashkëluftëtarët thanë se Ibra ka qenë celula e UÇK-së .Gjatë luftës së armatosur në Kosovë Ibra ishte i caktuar nga shtabi i Zonës së Karadakut në njësitin për furnizim me armatim. Ai u vra më datë 29 maj të vitit 1999 në Gosponicë. Pas daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë brigada 113 mbajti dhe e mbrojti me nderë emrin Ibrahim Fejzullahu.