LajmeMagazina

Qytetarit nga Lugina i konfiskohen duhan, radiolidhje dhe mallra tjerë kontrabandues

Policia kufitare e Kosovës ka njoftuar se ka penguar dy tentime për kontrabandë të duhanit në rajonin e komunës së Kamenicës.
Në rastin e parë, në fshatin Rogoqicë, është ndaluar një veturë civile të cilën e drejtonte një shtetas i Kosovës dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 442.50 kg duhan dhe dy radiolidhje.
Ndërkaq, në Novosellë, është ndaluar një veturë civile të cilën e ka drejtuar i dyshuari mashkull, shqiptar, shtetas i Serbisë, dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur një sasi e duhanit dhe një sasi e gjërave ushqimore.
Me vendim të prokurorit malli si dhe veturat në të dy rastet janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar në procedim të mëtutjeshëm autoriteteve doganore, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button