LajmeMagazina

Rama: Për shqiptarët në Luginë, ato të drejta që kanë serbët në veri të Kosovës

Unë thashë që shqiptarët në jugun e Serbisë kërkojnë dhe meritojnë të kenë po atë trajtim që kanë serbët në veriun e Kosovës, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq.
Besoj që kjo është në frymën e përpjekjes sonë të përbashkët për të realizuar me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës marrëdhëniet e rajonit.
Nuk kam dëgjuar asnjëherë asnjë lloj ankese të serbëve që jetojnë në Shqipëri, transmeton Koha.net.
Dua ta them me krenari, aty ku shqiptarët kanë mundësinë, si në Shqipëri e Kosovë, shqiptarët kanë garantuar trajtim spektakolar të minoriteteve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button