Vetëm tridhjetë minuta pas publikimit të informacionit se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë me ndërmjetësim të OSBE-së, janë rikthyer të shtënat në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Siç njofton korrespodenti i “Lajm” nga Kumanova, luftimet tani janë me intensitetin më të madh gjatë ditës së sotme. Të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe disa banorë që jetojnë 200 metra larg vatrës së luftimeve.