Interesimi për ta mësuar gjuhën serbe si gjuhë të dytë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është në rritje, shkruan RTS.
Studimet kanë treguar se fëmijët përveç studimeve dhe shoqërimit me fëmijë, njohja e gjuhës serbe është e nevojshme edhe për punësim.
Në disa shkolla në jug të Serbisë në të cilën arsimohen të rinjtë shqiptarë, nga muaji shtator do të marrin asistentë që do ti ndihmojnë arsimtarëve që japin lëndën e gjuhës serbe që nxënësve më mirë ti ndihmojnë rreth mësimit të gjuhës.
Në 16 shkollat në Serbinë jugore, në të cilat mësimi është në gjuhën shqipe, gjuha serbe si jo amteare nga nxënësit mësohet nga klasa e parë.
“Unë e kam pesë në gjuhë serbe. Nuk është e lehtë, pasi gramatika është e vështirë” ka thënë një nxënës nga fshati Rahovicë Rinor Rexhepi i cili vijon klasën e shtatë, transmeton presheva.com.
Arsimtarët, edhe shqiptar edhe serb thonë se nxënësit në zonat etnikisht të pastërta e kanë më të vështirë ta mësojnë gjuhën serbe.
“Ndryshe është në Bujanoc ku ka kontakte, fëmijët mund të shoqërohen me serbe, bisedojnë, të shkojnë në kafe, ndërsa këtu është më vështirë të punohet” ka thënë Vjollca Sadiku, arsimtare e gjuhës serbe në Tërrnocin madh.
Goran Stoshiq, arsimtar i gjuhës serbe në fshatin Nasalcë, thotë se nxënësit janë shumë të gatshëm që nxënësit ta mësojnë gjuhën serbe si joamtare.
“Për këtë atyre i ndihmon shumë rrethina, posaçërisht prindërit që i motivojnë dhe të interesuar që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën serbe, me siguri besojnë se do ti duhet” ka sqaruar Stoshiq.
Në shkollën fillore të fshatit Rahovicë, gjuhën serbe si gjuhë jo amtare e mësojnë 432 nxënës. Kjo klasa e shtatë e cila mëson gjiuhën serbe tre herë në javë. Në zotërimin e programit i ndihmon mësuesi por edhe fjalori shqip-serbisht.
Jusuf Selimi nga Tërrnoci i madh i cili shkollon pesë fëmijë thotë se njohja e gjuhës serbe për fëmijët e tij që studiojnë tani është e mirëseardhur.
“Lexojnë, romane, lexojnë libra, lexojnë literaturë në gjuhën serbe” ka thënë Jusuf Selimi.
Kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka thënë se në shkollat e mesme ka klasë të veçanta që foromohen nga nxënës shqiptar të cilët mësojnë gjuhën serbe dhe përpiqen që të përfshihen në të gjitha ngjarjet në Serbi.
Arsimtarët thonë se nxënësit e shkollave fillore e kanë mësuar mirë qirilicën, por gramatika është për ta shumë e vështirë.