Lideri i LSDM-së Zoran Zaev gjatë takimit në Kumanovë po përkrahet nga shqiptarët e këtij qyteti. Ata e kanë mikëpritur vizitën e tij me duartrokitje si dhe kanë shrytëzuar rastin të bëjnë foto me të.
Në Kumanovë partia e Zaevit bashkëqeverisë me BDI-në por ky thotë se pushteti qendror në Maqedoni ka qenë në dijeni për grupin e armatosur edhe atë për 1 vjet e 8 muaj dhe asgjë nuk ka ndërmarrë.