Shqiptarët, kudo ata jetojnë, në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, diasporë dhe në botë po ndjekin me mjaft shqetësim atë që ngjau dhe po ngjan në Kumanovë.
Sot, shqiptarët mbajtën tubim në Tiranë dhe në disa qytete të Zvicrës.
Protesta më të shumta ndaj gjendjes së jashtëzakonshme në Kumanovë ka patur sidomos në shtetin zviceran.
Kjo, pasi në këtë shtet ndodhen më së shumti emigrantë me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia.
Ndërkaq, një protestë për konfliktin në Kumanovë është zhvilluar edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Protesta u zhvillua pranë vendin të quajtur “Piramida”, ku të rinj të indinjuar kanë protestuar për dhunën dhe vrasjet në Kumanovë.