Në një postim të portalit serb telegraf.rs, me titull: “Këta janë terroristët e UÇK-së të cilët janë përgjegjës për Luftën në Maqedoni! (Foto që kurrë nuk janë botuar)”, publikohet fotoja e komandantit të UÇPMB-së, pjesëtarëve të këtij formacioni të shpërbërë, por edhe ish zyrtarë të lartë nga Lugina e Preshevës.
Në këtë shkrim si “terroristë” dhe përgjegjës për incidentit e armatosur në Kumanovë paraqitet edhe dëshmori i UÇPMB-së Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi, pjesëtarë të këtij formacioni të shpërbërë e që janë amnistuar nga Serbia, ndërsa në mesin e tyre është edhe ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, si dhe karateisti nga Maqedonia, Enver Idrizi, transmeton Titulli.com.
Në këtë artikull të këtij mediumi, në fotografit e marra nga rrjeti social Facebook, e të pakonfirmuara, veç fotove të ish pjesëtarëve të UÇK-së në Maqedoni, nën titullin “Këta janë terroristët e UÇK-së të cilët janë përgjegjës për Luftën në Maqedoni!” gjenden edhe të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në mesin e tyre edhe Komandant Lleshi i rënë në konfliktin e armatosur në maj të vitit 2001, në malet e Tërnocit. /Titulli.com/