LajmeMagazina

Tetovari ndërton automjetin që lëvizë me rrymë elektrike (Video)

Tetovari Shaban Saliu, ka befasuar këndshëm me një zbulim të tijin. Ai realizoi ëndrrën e tij duke prodhuar një automjet që lëvizë me anë të rrymës. 
Në shikim të parë kjo makinë të jep përshtypjen se është blerë e gatshme, por e vërteta është se bëhet fjalë për një automjet të ndërtuar vetë. 
Ai nuk qarkullon me benzinë, as me naftë por me bateri. Testimi i parë i qarkullimit dhe lëvizjes së këtij automjeti ekskluziv i punuar nga tetovari Shaban Saliu, është bërë në prezencë të kamerës së Televizionit Koha. I njëjti pa asnjë problem ka qarkulluar rrugës për në Banjën e Tetovës dhe i njëjti lëviz sikur të qarkullonte me naftë ose benzinë.
Ky automjet me tre rrota është ekologjik, pa pamje të veçantë, dhe lëvizën me bateri me ndihmën e rrymës elektrike.
Saliu thotë se ndërtimi i këtij automjeti ka qenë një ide e kamotshme. Realizimin e filloi në vitin 2012, fillimisht me naftë, që kishte disa pengesa dhe pastaj me rrymë elektrike, me bateri. I tërë procesi ka zgjatur rreth tetë muaj. 
“Krejt vetëm, me ide, me realizim, me financa, një pjesë e shoqërisë më ka ndihmuar rreth kësaj ideje. Ma herët e kam bërë sharrën me naftë, dhe disa makina të tjera me naftë. Fuqinë e ka të madhe, dhe i kam vendos pjesë shtesë, ndërsa në krahasim me dizelin ka shumë më shumë fuqi”, tha Saliu. 
Ai thotë se është duke punuar edhe në një projekt tjetër për të cilën do të rrëfejë një herë tjetër. /Tv Koha/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button