LajmeMagazina

U mbajt Kuvendi themelues i partisë më të re në Preshevë – “Alternativa për Ndryshim”

Skena politike shqiptare në luginë të Preshevës do të pasurohet edhe me një subjekt të ri politik, pakënaqësit e qytetarëve çuan në themelimin e këshillit inicues të një lëvizjeje të re politike në Preshevë, i cili gjatë muajve të fundit punoi në përpilimin e programit dhe dokumentacionit tjetër përcjellës për regjistrim të një subjekti politik i cili në vete do të përmbajë ide të qarta politike dhe zhvillimore me kapacitete njerëzore për ti implementuar ato ide.Këshilli inicues i Alternativës për ndryshim pas disa muajve pregatitje, sot organizoi dhe mbajti kuvendin themelues të këtij subjekti politik.
Në sallën e kuvendit komunal të Preshevës, me prezencën e 61 delegatëve të zgjedhur u mbajt kuvendi themelues i partisë – Alternativa për Ndryshim.

Seanca e mbajtur kishte gjithsej 10 pika të rendit të ditës, ndër të tjera, si pikë e rendit të ditës ishin emërimi i Këshillit qendror si organi më i lartë i partisë në mes dy kuvendeve, emërimi dhe zgjedhja e kryesisë si dhe të organeve të tjera të partisë.

Kryetar i partis do u zgjodh SHQIPRIM ARIFI, zëvendës kryetar u emërua Armend Aliu, nënkryetar u emëruan Mendurim Presheva, Nezaqete Isahu dhe Argjend Bajrami, gjithashtu u emërua edhe kryesia e partisë e përbërë nga 17 anëtarë si dhe 39 anëtarë të këshillit qendror. 

Vlen të theksohet se u rezervuan vende të caktuara në këshill qendror dhe në kryesi për përfaqësuesit e diasporës. 

Ndërtimi i degëve në diasporë është prioritet e Alternativës për ndryshim në periudhën e afërt kohore.
Përveç konsolidimit të organeve të lartëpërmendura partiake, gjithashtu u bë edhe aprovimi i themelimit të dy forumeve, atij të gruas dhe rinor.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button