
Unioni i Imamëve të Zvicrës i udhëhequr nga hoxhë Nehat Ismaili sot në Kumanovë ka bërë shpërndarjen e 177 mijë frangave zvicerane dhe 11 mijë eurove për nevojtarët nga Lagja e trimave” në Kumanovë, shtëpitë e të cilëve ishin dëmtuar rëndë nga përleshja e armatosur në policisë dhe grupit të armatosur.
Banorët e kësaj lagje kanë përshëndetur këtë aktivitet të Unionit të imamëve nga Zvicra, duke treguar mirënjohje të jashtëzakonshme.
Edhe shumë organizata tjera humanitare aktivisht po merren me Lagjen e Trimave, derisa institucionet e shtetit po flenë.