LajmeMagazina

Vucic: Dëshirojmë marrëdhënie të mira, s’na pëlqen ideja e Shqipërisë së Madhe

Vetëm pak orë para mbërritjes së tij në Tiranë, në të parën vizitë të një kryeministri serb në Shqipëri pas 7 dekadash, Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, ka folur për “Kurir” mbi marrëdhëniet mes dy vendeve
Vucic thotë se “dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë” dhe se “marrëdhënie të tilla kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan”. Për ta përforcuar këtë ai shton: “Për Serbinë ka shumë rëndësi stabiliteti, ndaj është e domosdoshme që raportet mes dy vendeve të jenë të qëndrueshme”.
Pyetjes nëse në Tiranë do të përmendet pavarësia e Kosovës ose “Shqipëria e Madhe”, shefi i qeverisë serbe përgjigjet: “Serbia nuk e pëlqen idenë e Shqipërisë së Madhe. Europa nuk kërkon ndryshimin e kufijve dhe Serbia është e vendosur për këtë”.
“Serbia dëshiron marrëdhënie të mira dhe komunikim më të mirë me Shqipërinë, zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave. Po ashtu, ne duam të ngremë një hekurudhë moderne, duam bashkëpunim më të mirë ekonomik, sepse besojmë se njerëzit e biznesit do të sjellin të mira për të dy vendet tona”, citohet të jetë shprehur Vucic.
Ai ka vlerësuar më tej se, vizita në Tiranë është shumë e rëndësishme për stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan. “Marrëdhëniet e mira midis Serbisë e Shqipërisë garantojnë paqen në Ballkanin Perëndimor”, shton kryeministri serb, Vucic.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button