LajmeMagazina

Vuçiç më 27 maj në Tiranë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, zhvilloi në Bruksel një takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi mes tyre është zhvilluar para pjesëmarrjes në Samitin e Ballkanit, të organizuar nga Komisioni Evropian.

Krerët e dy qeverive kanë folur për bashkëpunimin rajonal, por dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Rama ka vlerësuar se Serbia dhe Shqipëria duhet të shikojnë përpara. Ndërsa kryeministri serb, pasi ka dhënë mbështetjen e tij për projektet rajonale, konfirmoi vizitën në Shqipëri në fund të muajit maj. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime dhe me homologun kosovar Isa Mustafa, me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, si edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Gjukanoviç.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button