LajmeMagazina

Vuçiç: Me Ramën do të flasim edhe për Kosovën

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq do të jetë në sot në Tiranë ku do të takojë gjithë krerët e shtetit si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Në një takim që konsiderohet historik, siguria është maksimale duke kaluar edhe masat e marra për vizitën e Papa Françeskut.
Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në Tiranë dhe është nisma për përmirësimin e marrëdhënieve gjithmonë të tensionuara midis dy vendeve.
Vizita e parë në Beograd pati një situatë tensionimi pasi vinte menjëherë pas ngjarjes në stadiumin e Beogradit ku futbollistët tanë u rrahën dhe pati thirrje raciste “Vritini shqiptarët”.
Megjithatë si Rama dhe Vuçiq duket sikur e kanë lënë pas atë ngjarje dhe janë të gatshëm për rritjen e bashkëpunimit dhe përmirësimin e marrëdhënieve.
Në një intervistë të dhënë para nisjes për në Tiranë, Vuçiç tha për gazetën serbe “Kurir” se është i rëndësishëm stabiliteti në Ballkan dhe përmirësimi i i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi.
Ai tha se në Tiranë do të bisedojë edhe për marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve dhe projektin e hekurudhës Serbi-Shqipëri.
Vuçiq madje tha se do të flasin edhe për Kosovën.
Por a do të moderojnë Vuçiq apo Rama qëndrimet e tyre në lidhje me këtë temë?
Serbia ka deklaruar se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës ndërsa Rama është komplet në tjetër drejtim.
A mund të kalojë kjo temë bisedë pa tension?
Ngelet për t’u parë se çfarë do të bisedojnë dy kryeministrat dhe shpresojmë që asnjeri prej tyre të mos braktisë konferencën për shtyp siç ndodhi në Beograd në nëntorin e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button