MagazinaShëndetësi

4 pije të shijshme se uji dhe të shëndosha sikur uji

Askush nuk e mohon dhe nuk e konteston rëndësinë e ujit për shëndetin e njeriut- uji është pjesë e organizmit tonë dhe pjesë e patjetërsueshme që organizmi ynë të kryejë të gjitha funksionet.
Mirëpo, nutricionistët pohojnë se njerëzit që pinë vetëm ujë, ia shkurtojnë organizmit të tyre shumë materie ushqyese si p.sh. antioksidantet që kanë pijet tjera të shëndosha dhe kanë ndikim pozitiv në organizëm. 

1. Çaji jeshil (i gjelbërt)

Pirja e rregullt e çajit jeshil-të gjelbër ulë-zvogëlon kolesterolin dhe shtypjen e gjakut, stabilizon sheqerin në gjak dhe mbro nga ndikimi negative të radikalëve të lirë në trup. Hulumtimet e reja tregojnë se kjo pije, ose më saktësisht parandalon dhe ndalon shkatërrimin e qelizave në pjesën e organit të rezervuar për harresë dhe koncentrim. 
Ekspertët besojnë se shkaktar kryesor për këtë karakteristike është përbërësi “katehin” që është një antioksidant i fortë, Duhet pasë parasysh se efektet më të mëdha mund ti keni nëse këtë çaj e përgatisni prej gjetheve minimalisht të proceduara të çajit jeshil-të gjelbër, që përmbajnë më së shumti materie ushqyese. 
“Uji është i domosdoshëm për jetë, por nuk përmban disa antioksidante që e avancojnë shëndetin ngjashëm me birrën, qumështin dhe çajin jeshil-të gjelbër”
2. Uji i kokosit

Uji i kokosit në disa vitet e fundit është bërë hit ndër personat që tentojnë të jetojnë jetë të shëndoshë. Sidomos është i popullarizuar pas stërvitjeve sepse paraqet burim të shkëlqyeshëm të elektroliteve natyrore të trupit- natrium, kalium dhe magnezium, por pa shtesë të sheqerit artificial, që në masë të madhe konsumojnë sportistët përmes pijeve energjetike. 
Ekspertët sugjerojnë që me kujdes të lexoni deklaracionin para se të pini këto pije, sepse në prodhimin industrial shtohen shumë additive që ulin-zvogëlojnë vlerat shëndetësore të ujit të kokosit.
3. Birra

Studimi i bërë në magazinën shkencore “PLOS One” ka ndërlidhë pijen e birrës me zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet neurodegjenerative siç janë sëmundja e “Oarkinsonit” dhe “Alzheimerit”. Më saktësisht, personat që kanë pirë një birrë në ditë ( dhe nuk e kanë kombinuar me asnjë pije tjetër alkoolike), kanë pas 59% më pak gjasa të sëmuren nga sëmundjet e qëparë përmendura, në raport me personat që nuk pinë alkool. 
Studimi i bërë dhe publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, ka konfirmuar këto hulumtime dhe ka zbuluar se për këtë meritë ka antioksidanti “xanthohumol” që ëmbëlsisht ndikon edhe në sistemin kardiovaskular. 

4. Qumështi

Këtë prodhim blegtoral e ndjekin dhe e shoqërojnë shumë karakteristika kontradiktore – përderisa disa pohojnë se është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit që ruan dhe mbron dhëmbët dhe eshtrat, të tjerët e lidhin me rritjen e peshës tek fëmijët. Studimi i ri i Universitetit të Kanzasit tregon se pirja e rregullt e qumështit e rritë-zmadhon nivelin e “glutationit” në tru.
Fjala është për një antioksidant të shkëlqyeshëm dhe të fortë që ulë-zvogëlon shkatërrimin e qelizave të shkaktuara nga lëvizjet e radikalëve të lirë. Gjithsesi, më së shumti dobi ka njeriu nga pirja e qumështit që është kultivuar në mënyrë organike dhe me procesuim minimal. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button