MagazinaShëndetësi
5 gjëra që bëjnë çdo femër të duket e shëmtuar
Çdo femër dëshiron të jetë përherë e bukur, por ka disa zakone bukurie, të cilat rrënojnë pamjen e jashtme. Janë ato zakone që kanë lidhje me krijimin e rrudhave, shtrydhjen e puçrrave, mënyrën se si flini etj. Ja cilat janë disa prej tyre që duhet ti evitoni.
1. Mos hiqni me dhëmbë apo me thonj manikyrin, në rast se ai është prishur pak në duart tuaja. Në rast se shkoni në një takim me manikyrin e shkatërruar, do të lini përshtypjen e një femre që nuk di as të kujdeset për veten.
2. Kur i lini flokët pa prerë më shumë se një muaj. Edhe pse mund të doni shumë të lini flokët tuaj që të zgjaten, mos harroni se të paktën një herë në muaj, majat e flokëve kanë nevojë të priten për tu dukur në formë dhe të bukura.
3. Lapsi i buzëve shumë i errët. Është një trend i viteve’90 dhe që nuk duhet të rikthehet absolutisht në modë. Në rast se aplikoni një laps buzësh shumë të errët dhe një buzëkuq të çelët, apo më të lehtë, keni për tu dukur jashtë mode, demode dhe shumë të moshuara.
4. Make up-i më i errët se sa ngjyra e lëkurës. Kjo ngjyrë e bën fytyrën të duket si e ‘llaçosur’ dhe aspak tërheqëse. Mundohuni të zgjidhni një make up që t’ju ndriçojë lëkurën.
5. Prerja e gabuar e flokëve. Nëse jeni fiksuar me një model të caktuar flokësh dhe doni ta keni atë patjetër, mendoni fillimisht nëse forma juaj e fytyrës përshtatet apo jo me të. Një balluke e gjatë ju mendoni se mund t’ju rrijë bukur, por nëse fytyra juaj është e vogël, atëherë do të humbasë çdo tipar. Bëni kujdes të madh me këtë zgjedhje.