MagazinaShëndetësi

Agjërimi dhe ilaçi më pak toksik kundër kancerit funksionojnë sikurse kimioterapia?

Agjërimi në kombinim me kimioterapinë tashmë është treguar se i vret qelizat e kancerit, por disa studime të reja në minj sugjerojnë se një klasë e barnave më pak toksike e kombinuar me agjërim mund t’i vrasë qelizat e kancerit të gjirit, kolorektal dhe të mushkërive po aq mirë.
Nëse kjo rezulton se funksionon tek njerëzit, ky kombinim mund ta zëvendësojë kimioterapinë dhe ta bëjë agjërimin një komponentë të fuqishme të një strategjie afatgjatë për ta trajtuar kancerin, sipas autorit të lartë Valter Longo në USC.
Provat klinike në njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë tashmë janë duke e studiuar efektivitetin dhe sigurinë e strategjisë së Longo të agjërimit ciklik gjatë trajtimit të kancerit.
Të publikuara nga revista Oncotarget më 30 mars, studimet sugjerojnë se një ilaç me toksicitetit të ulët i kombinuar me agjërim, apo një dietë e cila i imiton efektet e agjërimit, do të mund të jetë një alternativë për kimioterapinë. Studimet janë pjesë e një bashkëpunimi shumëkombësh me laboratorët e Alessio Nencioni në Universitetin e Genovas dhe Lizzia Raffaghello në Institutin G. Gaslini në Itali.
“Ashtu si çdo qelizë tjetër, qelizave të kancerit u duhet energji për të mbijetuar dhe për t’u rritur. Por qelizat e kancerit janë mjaft jofleksibile për mënyrën se si e prodhojnë atë energji, gjë që na jep një mënyrë për t’i shënjestruar ato,” tha Longo, profesor i Edna M. Jones për Biogerontologji në Shkollën USC të Gerontologjisë dhe drejtor i USC Logevity Institute. Longo e ka një angazhim të përbashkët në USC Dornsife College of Letters, Arts and Sciences.
Qelizat e kancerit mbështeten në glukozë (sheqer) nga ushqimi për energji – ato janë të stërngarkuara, djegin më shumë glukozë se një qelizë e rregullt për ta mbajtur ritmin e rritjes së tyre të shpejtë. Ky fenomen quhet efekti Warburg, i quajtur sipas mjekut gjerman i cili i pari e përshkroi atë pothuajse 100 vjet më parë. Si të tilla, qelizat e kancerit janë shumë më të ndjeshme ndaj çdo ndërprerje në furnizim.
Të privuara nga glukoza, qelizat e kancerit mbështeten në një rezervë emergjente – duke e përdorur një lloj enzime të quajtur kinazë për të vazhduar me aktivitetet e tyre të rritjes.
Longo dhe ekipi dhe bashkëpunëtorët e tij zbuluan se ky ndryshim metabolik nga qelizat e kancerit i bën që ato të gjenerojnë radikale jo-toksike, të cilat në fund i vrasin ato. Përveç kësaj, rruga e kinazës për energjinë e gjeneruar mund të bllokohet nga frenuesit e kinazës, duke i mbytur më tej aftësitë e qelizave të kancerit për të gjeneruar energji. Frenuesit e kinazës janë miratuar tashmë nga Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) si një trajtim për kancer, duke e hapur derën për përdorimin e tyre dhe agjërimin si një goditje për ta eliminuar kancerin.
“Megjithatë, frenuesit e kinazës, edhe pse shumë më pak toksike se kimioterapia, mund të jenë toksike për shumë lloje të qelizave. Agjërimi i bën ato më të efektshme, që do të thotë se pacientët do të duhet t’i përdorin ato për më pak kohë për të arritur rezultate të njëjta”, tha Longo. “Edhe pse nuk e kemi testuar ende këtë, parashikojmë që agjërimi do ta zvogëlojë toksicitetin e frenuesit të kinazës ndërsa e zvogëlon kimioterapinë ndaj qelizave normale.”

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button