Maturantja Albulena Syla, nxënëse e gjeneratës e mbarë Medvegjës nga të gjitha komunitetet
Padyshim se një shqiptare inteligjente po dëshmohet të jetë edhe Albulena Syla nga Banja e Sijarinës e cila ishte nxënëse e klasës IV/4 të shkollë së mesme teknike’’Nikolla Teslla’’ në Medvegjë, tani maturante.
Ajo, duke u bazuar në suksesin e saj 4 vjeçar në këtë shkollë, që është e vetmja shkollë e mesme në Medvegjë si për shqiptar ashtu edhe për serb, u zgjodh nxënësja e gjeneratës. Ndaj jo rastësisht do ta quajmë më e mira ndër më të mirët, shkruan medvegjanet.
Albulena Syla është nxënësja e dytë që rrëmben këtë titull pas Egzona Krasniqit e cila ish zgjedhur në vitin 2012. Ajo i bëri të mburren jo vetëm familjen e saj, mësimdhënësit e saj, por të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë komunë.
Ky çmim ndahet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Beograd dhe i takon nga një nxënësi të secilës komunë.
Në vazhdim të bashkangjitur keni disa fotografi të Albulena Syla, kolegëve të saj maturant si dhe profesorëve të shkollës së mesme teknike’’Nikolla Teslla’’ në Medvegjë.