LajmeMagazina

“Alternativa për Ndryshim” mblodhi 500 nënshkrime për një ditë

Pas kuvendit themelues ku u zgjodh kryesia e partisë më të re në Preshevë “Alternativa për ndryshim” me kryetar Shqiprim Arifin, dhe shum të rinjë tjerë që iu bashkangjitën kësaj partie, më 2 qershor ata filluan mbledhjen e nënshkrimeve që i nevoiten për të legjitimuar Alternativën për Ndryshim që të dal në zgjedhjet e ardhshme, që janë të parapara të mbahen në vitin 2016 por sipas gjitha gjasave do të mbahen në dhjetor të këtij viti.
Qytetarët e zhgënjyer nga dështimi i partive aktuale, ata masovikisht vazhdojnë të japin nënshkrimet për APN-në.

Sipas informacioneve që siguroi Kjo është Presheva Jonë, APN-ja për vetëm një ditë mblodhi 500 nënshkrime, ku i duhen 1000.

Nënshkrimet e mbledhura më pas do ti dërgohen KQZ-së në Preshevë për të bërë verifikimin e tyre. 
Kryesia e APN-së falënderon të gjithë përkrahësit e vet dhe qytetarët tjerë për mbështetjen që i dhanë për fillimin e ri.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button