Kancelaria gjermane Angela Merkel, ka thënë se rrjetet sociale nuk do t’i bëjnë njerëzit të lumtur, shkruan e përditshmja britanike The Independent.
“Është mirë ta kesh, aq sa është mirë ta kesh një makinë rrobalarëse”, ka thënë Merkel për Facebookun.
Merkel ka folur rreth ndikimit të rrjetit social Facebook në një fjalim të sajin në një kishë protestante në Shtutgart të Gjermanisë. Pasi ajo kishte folur për privatësinë online, një djalosh i ri e kishte pyetur se nëse i pëlqente Facebooku.
Pasi ajo e krahasoi Facebookun me të pasurit një veturë apo një makinë rrobalarëse, ajo u prit me shumë të qeshura dhe me një duartrokitje nga audienca.
Merkel ka më shumë se një milion njerëz që e kanë pëlqyer faqen e saj në Facebook.