MagazinaSport

Arbnor Fejzullahu nga Tërnoci me Kombëtaren , kundër Francës

Arbnor Fejzullahu, 22 vjeçari nga Tërnoci i Bujanocit, i cili mbronë ngjyrat e klubit futbollistik Partizani të Tiranës, më 13 qershor do të vesh fanellën e kombëtares shqiptare, në ndeshjen kundër asaj franceze.
Siç njofton klubi nga Tirana, Fejzullahu, i cili luan në pozitën e mbrojtësit, do të grumbullohet me skuadrën kuq e zi.
Gianni De Biasi, trajneri i Kombëtarës së Shqipërisë, ka vëzhguar gjatë gjithë sezonit mbrojtësin, i cili me paraqitjen e tij ka bindur italianin me shtetësi shqiptare, që të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjen e kualifikimeve për Euro 2016 kundër Francës, që zhvillohet më 13 qershor.
Fejzullahu, mbrojtësi i krahut të djathtë ka bërë një sezon të shkëlqyer me Partizanin dhe duket se ka tërhequr vëmendjen e trajneri De Biasi dhe ky i fundit nuk ka nguruar që ta bëjë pjesë të skuadrës që drejton.
Përveçse në krahun e djathtë futbollisti nga Tërnoci, ka luajtur gjithashtu edhe në pozicionin e mesfushorit shkatërrues, ku gjithashtu ka treguar formë të mirë.
Fejzullahu më herët ka qenë pjesë e Kombëtares së 19-vjeçarëve dhe asaj Shpresa, ndërsa ka luajtur për ekipin e Besës në Kategorinë Superiore.
Në merkaton e verës sezonin e kaluar, Fejzullahu u bë pjesë e skuadrës së Partizanit, duke zënë një vend titullari.
Ai ka edhe dy vite kontratë me të kuqtë e Tiranës dhe pavarësisht ofertave që i kanë ardhur nga jashtë vendit, deri më tani drejtuesit nuk e kanë lejuar që të largohet.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button