LajmeMagazina

Arifi: Në tetorë do të zgjidhet problemi i nostrifikimit të diplomave

Të premtën e kaluar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryeari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa si dhe kryetari Këshillit Kombëtarë Shqiptar Jonuz Musliu janë takuar me Ministrin e arsimit dhe shkencës Srgjan Verbiq.
Sipas kryetarit Arifi në këtë takim është biseduar rreth sigurimit të teksteve mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe për vitin akademik 2015-16 nga Kosova si dhe organizimin e provimit profesional për arsimtarë në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, duke mos lënë anash edhe nostrifikimin e diplomave ku pritet që në tetor të hapet një zyre në Prishtinë dhe Beograd dhe kështu të zgjidhet problemi i nostrifikit të diplmave nga Kosova për studentëtë e Luginës së Preshevës tha Arifi.
Sipas tij, katër pikat që u diskutuan në këtë takim, janë shpresdhënëse dhe së shpejti pritet të zbatohen pasi që të gjitha kën të bëjnë me arsimin, ku në tetor pritet të zjgidhet edhe problemi i nostrifikimit të diplomave po ashtu edhe miratimi për përdorimin e teksteve mësimore nga Kosova për nxënësit e Luginës së Preshevës. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button