MagazinaTech / Shkencë
Asus mund të blejë HTC-ën
HTC po përballet me probleme financiare këto kohët fundit, duke pësuar rënie të të ardhurave. Sipas gazetës prestigjioze Reuters, Asus po merr në konsideratë të blejë kompaninë HTC.
Gjatë një konference të organizuar sot, drejtori i kompanisë Asus u pyet nga gazetarët nëse janë të interesuar për të blerë kompaninë HTC. Johnny Shih u përgjigj se do të ishin të gatshëm të ofronin një shumë për kompaninë HTC.
Që me hedhjen në treg të HTC One M9 në muajin mars, aksionet e HTC kanë rënë me pothuajse 50%. Kompania parashikon një humbje prej 93 milionë dollarësh për tremujorin e dytë, pasi ka ulur prodhimin e telefonit të saj inteligjent të cilësisë së lartë me 30%. Kompania po zhvillon një telefon të ri të ri-dizajnuar “hero”, që do ta hedhë në treg në muajin tetor.
HTC tani vlen më pak se 2 miliardë dollarë. Në vitin 2011, kompania vlente 33.8 miliardë dollarë. Nëse Asus është e interesuar të blejë HTC-në, tani mund të jetë koha duhur që t’i bëjë një ofertë.