Edhe kryeministri aktual edhe i kaluari (që tash është zëvendëskryeministër), i kanë premtuar Gjilanit autostradë, e cila do të lidhte banorët e kësaj ane, por edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, me kryeqendrën e vendit.
Për këtë arsye, banorët e kësaj ane, por edhe drejtuesit e pushtetit lokal, presin që premtimi të mbahet dhe më në fund Anamorava dhe sidomos qyteti më i madh i kësaj ane të bëhen me rrugë më së paku dy korsi.
Ndërkohë, në Prishtinë kanë nisur të studiohen modalitete për këtë autostradë. E kreu i Gjilanit thotë se është i informuar me atë që po ndodh në kryeqytet, shkruan zeri.info.
Sipas Lutfi Hazirit, tashti është duke u bërë studimi i fizibilitetit për autostradën dhe projekti ideor është në fazën e modaliteteve.