MagazinaTech / Shkencë
BlackBerry po planifikon të sjellë në treg smartfonë Android
Raportohet se BlackBerry mund të mbështetet tek sistemi operativ i Google, Android për të nxjerrë në shitje smartfonë të tjerë. Media prestigjoze Reuters dha këtë lajm duke cituar burime të afërta me kompaninë.
Sipas raportit, bëhet fjalë konkrektisht për një smartfon i cili pritet të lançohet këtë vjeshtë dhe do të kombinojë një ekran me prekje me një tastjerë fizike e cila mund të përdoret sipas dëshirës.
Ky ndryshim rrënjësor përbën një tjetër provë të dështimit të biznesit të smartfonëve të BlackBerry. Sistemi operativ BlackBerry pa një rënie me 0.4% në treg në vitin 2014. “Një përqafim” i sistemit operativ Android do e vendosë kompaninë të jetë në një linjë me prodhuesit e tjerë të smartfonëve. BlackBerry refuzoi të komentonte mbi raportin e Reuters, por me anë të një e-mail-i u shpreh se kompania vazhdon të jetë e përkushtuar në sistemin operativ BlackBerry OS i cili ofron siguri dhe avantazhe.
Gjatë Kongresit Mobil Botëror të këtij viti, BlackBerry prezantoi një smartfon me ekran të lakuar, ashtu si Galaxy S6 Edge i Samsung me një tastjerë të bashkangjitur.
Nuk është e qartë nëse kjo është e njëjta pajisje për të cilën dhe Reuters ishte duke folur. Ndërkohë që kompania tenton të zhvendoset akoma më lartë në drejt të biznesit fitimprurës të smartfonave dhe softuerëve,
BlackBerry ka sinjalizuar një gatishmëri për të bërë pjesë të sajën, sistemet operative të platformave rivale. A të jetë vallë i vërtetë ky raport i Reuters?!