LajmeMagazina

Cigare fals “Made in Ferizaj” (Foto)

Rreth 6000 kilogram duhan kontrabandë i pa përpunuar është kapur në Ferizaj nga njësitet e doganës pas hetimeve në kuadër të luftimit të ekonomisë jo-formale dhe evazionit fiskal.“Pas identifikimit të një lokaliteti të dyshuar për përpunimin e duhanit dogana në bashkëpunim me prokurorin kompetente përmes mandatit të gjykatësit kompetent ushtruan bastisje në një shtëpi private në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e doganës.

Gjatë kontrollit të hapësirave në këtë shtëpi u arritën të kapën dhe sekuestrohen sasia prej rreth 6000 kg duhan (ku 5000 kg duhan i pa-përpunuar dhe afër 1000 kg duhan i përpunuar) si dhe një makinë për përpunim te duhanit.
Vlera totale e mallrave është afër 15,000 euro.Detajet mbi konfiskimet janë dhënë si në vijim:4,750 KG duhan i papërpunuar.890 KG duhan i përpunuar.Makina për grirje te duhanitKuti Kartoni (Ambalazh) dy paketime 29 kg
 
 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button