MagazinaShëndetësi

Cilat janë veshjet e rrezikshme për shëndetin?

Duke filluar me mini fundet që shkaktojnë krijimin e celulitit e deri te taket të cilat e shkaktojnë artritin, ja një listë e gjërave të cilat duhet të shiten me paralajmërime për rrezikimin e shëndetit
Taket e larta
Ato janë seksi, të bëjnë të dukesh më e fuqishme dhe ua bëjnë këmbët më të gjata, mirëpo, mbathja e tyre dëmton shtyllën kurrizore dhe shkakton artritin. Mbathja e rregullt e tyre dëmton muskujt e këmbëve, dhe kjo bën që kur të vishni rrafshe, të ndjeni dhimbje në pulpat e këmbëve. Taket shkaktojnë dëmtim në gju dhe ua forcojnë thembrat.
Flip-Flops
Këto lloj papuçesh duken shumë të rehatshme dhe të pa dëmshme, mirëpo edhe ato shkaktojnë probleme në shëndet. Në botë shpenzohen rreth 40 milionë funte në vit, për trajtimin e sëmundjeve dhe lëndimeve që vinë nga to. Ato nuk ofrojnë mbështetje të mirë në thembra dhe na e ndryshojnë mënyrën se si ecim, duke na shkaktuar dhimbje në kyçet e këmbëve, e ndodh që edhe thyerje të ashtit.
Korsetet
Korsetet dikur ishin modë e kohës viktoriane, kurse tani ato janë kthyer në përdorim nga të famshmet që posedojnë forma jo reale si Kim Kardashian. Veshja e korseteve, ua dëmton organet e brendshme. Ato i bëjnë presion abdomenit, duke shkaktuar edhe vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtime në mitër, të cilat mund të pasohen me vështirësi në lindje.
Rripat
Ata nuk janë aq të dëmshëm sa korsetet por, nëse e shtrëngoni shumë rripin tuaj, mund t’i dëmtoni këmbët. Neurologët kanë shpjeguar se shtrëngimi i rripit, mund t’i dëmtojë disa nerva që kalojnë mes abdomenit dhe këmbëve.
Mini-fundet
Vajza, kini kujdes ne fundet e shkurtra. Ekspertët thonë se veshja e mini fundeve, e rrit mundësinë për të pasur celulit. Kjo për shkak se trupi formon sasi më të madhe të yndyrnave dhe dhjamit, kur i ekspozohet ajrit të ftohtë.
Çantat e mëdha
Me të gjitha gjërat e nevojshme që i bartin çdo ditë, çanta e një gruaje peshon shumë. Kjo mund të dëmtojë seriozisht kurrizin për shkak të peshës që ka çanta.
Atletet
Ndonëse shumica prej nesh ndjehemi shumë mirë në to, atletet gjithashtu dëmtojnë shëndetin e këmbëve. Kjo për shkak se ato mbledhin shumë baktere të cilat mund t’ua infektojnë këmbët. Ajrosni tërë kohën, dhe nëse i keni dy apo disa palë, ndërrojini çdo ditë.
Kollaret
Ato japin kokëdhembje konstante dhe rrisin presionin në sy. Mbajtja e kollareve, e zvogëlon mundësinë për të lëvizur lirshëm duke shkaktuar kështu tension në kurriz dhe shpatulla.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button