LajmeMagazina

Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në Evropë

Kompania globale “Mercer” ka bërë një hulumtim për jetën nëpër qytetet e ndryshme të botës. Në anketën e zhvilluar në 207 qytetet del se kryeqyteti i Angolës, Luanda është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, ndërsa Cyrihu i Zvicrës, është qyteti më i shtrenjtë evropian.
Sipas hulumtimeve, përveç Luandas, më të shtrenjtë në botë janë Hong Kongu, Zyrih, Singapori, Gjeneva, Shangai, Pekini, Seul, Bernë dhe kryeqyteti i Çadit, N’Djamena. Po ashtu në mesin e qyteteve të shtrenjta janë edhe Tokio, Londra, kryeqyteti i Kongos, Kinshasa, qytetet kineze Shenzhen dhe Guangzhou, si dhe New Yorku, Tel Avivi dhe Buenos Aires.
Nga qytetet e rajonit të Ballkanit, më i shtrenjtë është kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana, e cila ndodhet në vendin 161, pason Zagrebi në vendin e 167 dhe kryeqyteti shqiptar Tirana që ndodhet në vendin e 193.
Sipas listës, nga vendet e tjera evropiane në grupin e më të shtrenjtëve janë gjetur: Kopenhagen (24), Oslo (38), Parisi (46), Dublin (49), Moska (50), Milano (54), Vjena (56), Roma (59) dhe Amsterdami i cili zë vendin e 69 nga kostot e jetës.
Sipas “Listës Mercer për kostot e jetës për 2015″, qytetet më të lira në botë janë kryeqyteti i Kirgistanit, Bishkek, kryeqyteti i Namibisë, Windhoek, qyteti më i madh palestinez, Karachi dhe Tunis, kryeqyteti i Tunizisë, raporton Koha.
Qytetet më të lira të rajonit janë kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, i cili zë vendin e 196, Sarajeva zë vendin e njëjtë, ndërsa Shkupi ndodhet në pozitën e 203 nga shtrenjtësia.
Nga qytetet e rajonit më të gjerë, më i shtrenjtë është Stambolli, i cili ndodhet në vendin e 99-të, Athina në 136, Bratislava, 137, Budapesti në vendin e 170 dhe Sofja e cila zë vendin e 187 të listës.
Sipas këtij studimi, qyteti më i lirë evropian është Shkupi, ndërsa pak më të shtrenjtë nga kryeqyteti maqedonas janë kryeqyteti i Bjellorusisë, Minsku, kryeqyteti gjeorgjian Tbilsi, Sarajeva, Beogradi, Tirana dhe kryeqyteti i Armenisë, Jerevan.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button