LajmeMagazina

Deri në fund të vitit rritje e pagave dhe pensioneve

Deri në fund të viti do të ketë hapësirë për korrektimin e pagave dhe pensioneve që do të thotë rritje, ka paralajmëruar ministri i financave Dushan Vujoviq.
Ky i fundit ka përsëritur pavarësisht nga vërejtjeve të këshillit fiskal që nuk ka hapësirë për rritjen e të ardhurave deri në vitin 2017, duke arsyetuar këtë qëllim me rezultatet e mira buxhetore. Deficiti i buxhetit iu është ofruar shumës prej 30 miliardë dinarë, çka do të thotë 75 miliardë dinarë më pak se sa është dakorduar me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka thënë Vujoviq duke shtuar se për nga niveli i deficitit Serbia është një ndër vendet më të suksesshme ne Evropë. Ministri ka thënë se revizioni i parë i programit të reformave të cilën e ka përkrahur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me arazhmanin tre vjeçar sot shkon në këshillin e drejtorëve të këtij institucioni dhe ka shtuar se raporti preliminar komplet ka kaluar njëzëri, çka do të thotë se FMN nuk ka pasur vërejtje. Edhe pse lajmi i mirë është, që raporti ka arritur me kohë edhe me atë që nuk ka pasur as një pyetje as kush vizita e ardhshme e FMN-së do të jetë prej datës 20 deri më 30 gusht ka potencuar Vujoviq. Ministri ka cekur se 2.2 miliardë dollarë të cilat Banka Botërore do të i jap Serbisë në 5 vitet e ardhshme do të shfrytëzohen për reformat e organizatave dhe administratë publike. Një pjesë e parave do të shkoj për përkrahjen e ristrukturimit të elektro energjetikës, hekurudhave dhe organizatave të tjera publike. Kurse pjesa tjetër do të shkoj në refinancimin për pagesat që janë me shkurtime nga puna dhe reformave të zbatuara. Me atë do ta blejmë kohën dhe do të i shtymë pagesat e këtyre shpenzimeve për kohërat e ardhshme, ky është një rrezik i madh. Në qoftë se aktivizojmë rritjen ekonomike do të jetë gjithçka në rregull, në qoftë se jo prapë do të kemi probleme, ka përfunduar Vujoviq.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button