Raundi i dytë i Bisedimeve mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qeverinë serbe të cilat janë duke u zhvilluar me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë, lidhur me vlerësimin e popullatës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nuk kanë hasur në mirëkuptim mes përfaqësuesve të shqiptarëve, ku deputetët popullorë shqiptarë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, nuk kanë dashur që të jenë pjes e konsultimeve mes vet palës shqipatre për të dalë me një qëndrim rreth kesaj çështje.
Në një deklaratë për BujanociNet, zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani ka deklaruar se, “Dy deputetët shqiptarë nuk dëshirojnë që të ketë unitet mes faktorit politik shqiptarë” ndërsa deklaratën e deputetit Halimi për gjoja unitet, Destani e ka quajtur, hipokrizia më e madhe të cilën Halimi e tregon në mediat e Kosovës, Unë, thotë Destani “kam qenë ai i cili kam kërkuar 15 minuta pauz, që ne mes veti të konsultohemi dhe të marrim një qëndrim të përbashkët, sepse duhej që para ndërkombëtarëve të dalim të unifikuar, por në këtë takim Halimi dhe Kamberi refuzuan të marrin pjesë” ka thënë Destani. Sipas Destanit, këtë lojë të Halimit dhe Kamberit mund ta pësojnë edhe popullata shqiptarë e L:uginës sëm Preshevës, sepse faktori ndërkombëtarë në këtë drejtim nuk do të na paraqes si popull serioz në çështje të ndryshme ku do të merren vendime për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Nga ana tjetër këtë fakt e ka vërtetuar edhe vet kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili ka thënë se, deklaratat e Halimit janë sipas metodës së tij, ndësa sipas meje ne kemi unitet, dhe nuk duhet të spekulohet me deklarata të tilla, sikurse ka bërë Halimi, dhe nuk ka pse të ndodhë që të gjitha partit të shkrihen në një parti politike sikurse në kohën e komunizmit” ka thënë Mustafa. Të premtën në Beograd është mbajtur takimi i dytë me rradhë për vlerësimin e popullatës në Luginë i cili është organizuar nën përkujdesjen e ministres për administratë shtetërore dhe pushtet lokal Kori Udoviçki, përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës dhe ndërkombëtarëve, dhe së shpejti pritet që grupi i ekspertëve të fillojnë punën për vlerësimin e popullatës në bazë të dokumenteve.