Këto ditë doli nga shtypi libri i radhës i autorit Prof. dr. Jahi Murati- Staneci me titull “Tyrbja e Preshevës” (Monografi), botuar nga Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” , Prishtinë, 2015.
Në këtë Monografi interesante dhe studimore paraqiten tema të thukëta dhe me interes për lexuesit, duke u nisur nga Tyrbja e Preshevës me kapitujt e tjerë përcjellës si pozita, Çezma, Përmasat e planimetrisë, Arkitektura dhe ndërtimtaria, Eksterieri, Enterieri ,Përmbajtja e brendisë së tyrbesë, Bajraku, .Shpatat, Varrezat (të brendshme dhe të jashtme), Dervishizmi dikur dhe sot në komunën e Preshevës , Shehët e Preshevës, Gjenealogjiae familjeve të efendilerëve (hoxhallarëve), Teqeja e Preshevës ,Tarikatet (sektet e dervishëve, Tarikati Havleti, Misticizmi fetar , Predikimi, Degëzimet .
Përpos këtyre lëndëve faktike në libër autori është konsultuar edhe me literaturën dhe me burimet lëndore, si dhe fjalorin e disa termave të përdorur.
Edhe më atraktive leximin e kësaj Monografie e bëjnë edhe fotografitë kolor të cilat kanë lidhshmëri me temat e caktuara.