LajmeMagazina

Dy shqiptare finaliste në “Miss Zvicra 2015”

Në mesin e finalisteve në spektaklin më të njohur të bukurisë në Zvicër “Miss Zvicra 2015” janë edhe dy shqiptare. Sindi Arifi dhe Nasibe Ali janë përzgjedhur në mesin e 12 bukurosheve për të konkurruar për kurorën e “Miss Zvicra 2015”. Sindi Arifi, me prejardhje nga Mali i Zi, tashmë është emër i njohur për mediat zvicerane dhe gjasat për të pasur sukses janë shumë të mëdha.
Në vitin 2014 ajo u zgjodh “Miss Zvicra Romande”, ndërkohë që është i njohur edhe talenti i saj për muzikë. Pas kurorës së fituar në “Miss Zvicra Romande”, çmim ky për zonwn zvicerano-franceze, Sindi është marrë edhe me modelim ku ka reklamuar për firma të njohura në Zvicër dhe jashtë saj. Sindi është anëtare e “Fondation Enfants Papillons” dhe banon në Martigny.
Babai i Sindit është mysliman, i dashuri i saj katolik, femrat në familje i përkasin fesë ortodokse, ndërsa në banesën e saj qëndron një Buddha. Cilës fe i përket në fakt, Sindi? “Feja ime është dashuria”, thotë 21-vjeçarja Arifi për “schweizer­illustrierte”.
Ndërkohë një finaliste tjetër që është kandidate për kurorën “Miss Zvicra 2015”, është edhe Nasibe Ali. Vajza me origjinë shqiptare banon në Locarno të Tesinës. Nasibja punon si shitëse e këpucëve në “Manor”.
Nasibja është person optimist, që edhe në situatat më të vështira ajo shikon vetëm anët pozitive.“Për më tepër unë jam një person që, me shumë dëshirë kujdesem dhe vetëflijohem për të tjerët”, ka thënë ajo. Model të jetës së saj, 19-vjeçarja shqiptare ka thënë se e ka babanë.
Finalja e “Miss Zvicra 2015” do të mbahet më 7 nëntor në Bazel. Vitin e kaluar vendin e tretë të “Miss Zvicra 2014” e zuri shqiptarja Saranda Maliqi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button