LajmeMagazina

Emigrantët do të largohen nga qyteti, ja ku do të vendosen

Në Preshevë çdo ditë nga 300 deri 500 emigrantët i drejtohen policisë, pajisen më vërtetimin me të cilin obligohen që brenda 72 orëve të lajmërohen në ndonjë qendër për regjistrimin e tyre, raporton RTS.
Një qendër e këtillë planifikohet të hapet në ambientet e industrisë së Duhanit në Preshevë, është paralajmëruar nga ministri Aleksandër Vulin që është edhe përgjegjës për grupën punuese për zgjidhjen  e problemeve të migracionit.
“Ne jemi shtet i vogël dhe jo shumë i pasur, për këtë arsye ju kemi drejtuar Komisionit Evropian, UNHCR se kemi nevojë për ndihma në ushqim, ilaçe, vetura dhe kamera termovizive”, deklaroi Vulin, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas Vulinit qendra për pranim të emigrantëve do të  mundësojë edhe ndihmën mjekësore dhe ndihmat tjera të nevojshme.
Vladimir Cuciq nga Komisariati për refugjatë  gjatë qëndrimit në Preshevë ka thënë se  kjo gjendje nuk është sensacionale por për ndihmë njerëzore, secili që flet për tuberkulozë dhe sëmundje tjera nuk i pëlqen askujt.
Cuciq ka thënë se nuk janë të sakta spekulimet se ndër emigrantë ka të sëmurë me tuberkulozë dhe sëmundje të tjera ngjitëse.
“Ata po vijnë me plagë në këmbë, të uritur, të rraskapitur, por nuk ka sëmundje ngjitëse” ka thënë Cuciq.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button