LajmeMagazina

Familja Ibrahimi nga fshati Muqibabë jeton në shkollë, para një viti iu dogj shtëpia

Shkolla e fshatit Muqibabë është bërë strehimore për Vehid Ibrahimin dhe familjen e tij për shkak se shtëpia e kësaj familjeje u dogj nga defektet në rrjetin e energjisë elektrike.
Të jetuarit në shkollë është tejet i vështirë, pasi mungon uji e shumë gjëra të tjera të nevojshme për një familje, raporton KTV.
Për problemin e tij janë të njoftuar edhe autoritetet komunale, mirëpo tash e 1 vit nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ata.
“Shtëpitë edhe mund të shndërrohen në shkolla, por të improvizohet shkolla si shtëpi, raste të tilla gjenden vetëm në Kosovë”, pohon Ibrahimi.
Arbër Ismajli, shef i kabinetit të kryetarit të Gjilanit, është zotuar se do t’i dalin në ndihmë familjes Ibrahimi.
Ismajli theksoi se komisioni i themeluar është duke shqyrtuar çdo rast veç e veç dhe nuk do t’i trajtojnë sipas prioriteteve.  

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button