MagazinaShëndetësi
Fruti i pjeprit me shumë vlera
Fruti i pjeprit ka shumë vlera ushqyese dhe ndihmon shumë për një lëkurë më të mirë dhe më të shëndetshme si dhe është I mirë për kockat, transmeton Klan Kosova.
Është antistres dhe antioksidues
Pjepri është një nga frutat që lufton stresin.
Ai ka një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin. Gjithashtu pjepri përmban vitaminë A dhe C.
Si dhe karotenoidet të cilat luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.
Ndihmon sistemin nervor
Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin
Shëron plagët dhe ndihmon kockat
Vitamina C e cila gjendet te pjepri, kryen një funksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.
Fosfori dhe kalciumi që ka pjepri garantojnë mbrojtjen e kockave, duke kontribuuar në mënyrë të dukshme në forcimin e tyre.
Ka pak kalori dhe vlera ushqyese
Pjepri konsiderohet një nga frutat hipokalorike. 100 gram pjepër ka gjithsej 33 kalori. Ka një sasi të madhe fibrash, çka jep ndjesinë e ngopjes te konsumatori.
Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.
Nxit qarkullimin e gjakut dhe aktivitetin e stomakut
Pjepri ka në përbërje të tij potasium, i cili favorizon qarkullimin e gjakut, duke bërë të mundur edhe mbajtjen nën kontroll të presionit arterial.
Fibrat që gjenden te pjepri përmirësojnë dukshëm tranzitin intestinal, duke luftuar fryrjen e barkut.